​Krasniqi: Ekstremizmi fetar është dështim i shtetit dhe i Bashkësisë Islame (Video)

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, shkrimtari dhe gazetari shumëvjeçar, Milazim Krasniqi, ka folur për rritjen e bindjeve fetare të islamit deri në ekstremizëm.

 

Ai ka thënë se ekstremizmi fetar i pranishëm në Kosovë është si pasojë e mungesës së bashkësive fetare dhe shtetit në tërësi për të vetëdijesuar të rinjtë.

Sipas tij, pas luftës ka pasur rritje të ushtrimit të fesë islame nga të rinjtë, disa prej të cilëve kanë shkuar shumë më lartë se kaq, duke e kthyer besimin në ekstremizëm.

Krasniqi në “Komiteti” ka shtuar se ky ndryshim social nuk është menaxhuar drejtë as nga Bashkësia Islame e Kosovës e as nga shteti, dhe kjo ka çuar në kalimin e besimit në ekstremizëm.

Shkrimtari ka shtuar se arritja e individëve deri në bindje ekstremiste fetare është përgjegjësi e shtetit, e BIK’ut dhe e vetë familjeve të tyre. /Express/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme