Rritje e frikshme e numrit të infektuarve me koronavirus në Serbi

Në Serbi janë shënuar shtatë raste të reja me koronavirus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Serbisë.

Këto janë statistikat deri në ora 8 të mëngjesit të sotëm ku numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka mbërritur në 55.

Nga raportimi i fundit deri sot në ora 8, janë testuar 18 persona, 7 prej të cilëve kanë dalë pozitiv për koronavirus.Tre prej tyre gjenden në izolim shtëpiak, kurse katër të tjerë janë ndaluar për mjekim në spital, pa komplikime, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme