Ambasadori amerikan Delawie vlerëson organet e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie

 

Përmes komunikatës për media është bërë e ditur se ministri Hyseni me ambasadorin amerikan kanë biseduar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë për hapat që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe për luftimin e terrorizmit.

Ambasadori Delawie vlerësoi lart punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës në përballje me këto dukuri, sidomos masat që ka ndërmarrë kjo e fundit në parandalimin e aktit të mundshëm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Ministri Hyseni dhe ambasadori Delawie u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të intensifikojnë atë./GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme