Kosova ua zgjat jetën targave ‘Probation’

Qytetarët e Kosovës, të cilët kalojnë në territorin e Serbisë me vetura, vazhdojnë t’i heqin targat e Kosovës dhe t’i zëvendësojnë me targat “Proba”.

Tani fajin për aplikimin e këtyre targave nuk e ka Beogradi si rëndomtë, por autoritetet e Kosovës, të cilat dy muaj pas marrëveshjes nuk kanë letërngjitës për t’i vendosur në targa, shkruan “Zëri”.

Në mungesë të letërngjitësit nuk po fillon zbatimi i Marrëveshjes Reciproke për Targat, e cila është arritur më 15 shtator dhe është dashur të hyjë në fuqi më 15 nëntor.

Në Prishtinë asnjëri institucion nuk e merr përgjegjësinë për këtë dështim.

Udhëheqësja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se kompetente për vendosjen dhe sigurimin e letërngjitësit është Ministra e Punëve të Brendshme. Mirëpo pavarësisht kësaj, përfaqësues të kësaj Ministrie nuk kanë ofruar sqarim lidhur me këtë çështje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme