Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maasit që të tregojë se çfarë ndihme konkretisht do t’i ofrojë Berlini Kosovës në përballjen me koronavirusin.
Këtë kërkesë ai e ka bërë përmes një statusi në “Twitter” në gjermanishte, të cilit ia ka bashkuar statusin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldtit rreth video-konferencës së djeshme midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kancelares gjermane, Angela Merkel me ç’rast është premtuar edhe ndihma e Gjermanisë në përballje me virusin.
“Kush ndihmon shpejt, ndihmon dyfish dhe këtë fushë nuk duhet t’ia lëmë krejtësisht SHBA-së”, shkruan Ischinger./koha.neet