Edhe BE-ja kërkon unitet nga institucionet në Kosovë – “Nuk është koha për antagonizma politikë”

BE-ja përmes një reagimi thotë se qëndron bashkë me Kosovën dhe fton të gjithë udhëheqësit e institucioneve të punojnë së bashku.

“BE-ja qëndron bashkë me Kosovën në luftën kundër COVID-19. Në këtë kohë të vështirë dhe sfiduese, populli i Kosovës ka nevojë për udhëzime të qarta dhe siguri se do të ndërmerren të gjitha masat e mundshme për t’i zbutur efektet e pandemisë. I bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të punojnë së bashku, (në respektim të plotë të kushtetutës së Kosovës) dhe ta drejtojnë tërë energjinë dhe mundin e tyre drejt luftimit të pandemisë dhe ofrimit të sigurisë për popullin e Kosovës. Nuk është koha për antagonizma politik ose institucional, por për unitet politik”, thuhet në reagim.

Pak më herët, Shtetet e QUINT-it iu kanë bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që prioritet në këtë periudhë t’i jepet betejës me koronavirusin, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që iu sigurohen atyre me të.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme