U SHKARKUA APO U DORËHOQ – JA ÇFARË KISHTE DEKLARUAR VET NEKIBE KELMENDI

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, Shefi i grupit parlamentar Arben Gashi dhe Ministri i Financave Besnik Bislimi, u përplasën për shkarkimin e ish-ministriës së LDK-së Nekibe Kelmendi nga ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

Fillmisht Konjufaca pyeti pse nuk reaguan LDK në të njëjtën mënyrë për Kelmendin sikur tash për shkarkimin e Agim Veliut.

Gashi reagoi duke thënë se Kelmeni nuk është shkarkuar por është larguar vetë.

E ministri Besnik Bislimi, lexoi vendimin e ish-kryeministrit Hashim Thaçi për shkarkimin e saj.

Por çfarë kishte deklaruar vet ish-ministrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi?

Kelmendi pati thënë që asnjëherë para se të shkarkohej nuk i shte përmendur as nga ndonjë qeveritar, as nga ndonjë bashkëpartiak i saj se ajo mund të jetë “viktimë” e ndryshimeve në ekzekutivin e vendit.

“Nuk e di arsyen, besomëni nuk e di arsyen (e shkarkimit v.j)”, ka thënë ajo.

“Më është thënë me dhënë dorëheqjen. Kjo ka ndodhur dy ditë pa u shkarkuar, pa u marrë vendimi në Kryesinë e LDK-së. Ditë e hënë po i bie. Nuk e kam ndërmend me dhënë dorëheqjen, sepse kam punuar mirë, kam punuar me nder, nuk jam e korruptuar, kam punuar me duar të pastra, me profesionalizëm të lartë, ashtu siç jam mësuar gjatë tërë jetës, prej 68-s punoj me organet e judikaturës dhe kurrë nuk është përfolur emri im për asgjë”, kishte deklaruar Kelmendi në bisedën me një zyrtar të lartë të LDK-së.

Kelmendi pati treguar që ai t’ia ketë bërë me dije asaj se çka e pret nëse nuk e ofron dorëheqjen.

“Ose, tha, jep dorëheqjen, ose mund të shkarkohesh. Ashtu tha kërkojnë miqtë ndërkombëtarë dhe mbaroi puna”, ka treguar Kelmendi.

“Thashë jo. Atëherë më mirë të shkarkohem, por sigurisht do ta thoni arsyen pse po më shkarkoni. Dhe atë ditë mbeti ashtu”.

Ish-ministrja e Drejtësisë, madje pati treguar që të mos ketë mundur të merrte pjesë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, në të cilin takim është marrë vendim edhe për fatin e saj në karrierën politike.

“Të mërkurën, kur u mbajt mbledhja e Kryesisë, pata me shkue në Komision parlamentar, prita sa prita dhe ishin mbledhur për çudi të gjithë anëtarët e Kryesisë. Prita sa prita, nuk filloi mbledhja me kohë, nuk kishte mbërri akoma zotëri Eqrem Kryeziu, nuk kishte mbërri akoma edhe sekretari i partisë, Ramë Manaj”.

“Unë i lajmërova të gjithë anëtarët e Kryesisë. Si duket, u thashë, sot temë bisede do të jem këtu unë në agjendë, është kërkuar prej meje të jepja dorëheqjen, nuk e kam bërë, dhe ju vendosni si të doni unë e pranoj vendimin e juaj”, ka kallëzuar Kelmendi, për të thënë se më pastaj ka pasur të shkojë në Parlamentin e Kosovës për të raportuar në Komisionin parlamentar.

“Kam shkuar në Komision parlamentar, i cili nuk u mbajt. Prej aty u ktheva mos po e zë mbledhjen e Kryesisë, me ditë së paku çfarë po diskutohet, por aty para pesë minutash ishte kryer”.

Nekibe Klemendi e pati ndërlidhur shkarkimin e saj me prishjen dhe ndreqjen e shpejtë të koalicionit PDK – LDK, i cili pati ndodhur në lokalin e natës “Zanzibar”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme