Turqia do ndihmojë në përballimin e situatës së koronavirusit në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në facebook, teksa ka publikuar disa foto të asaj që ai e ka quajtur “flota e ambulancave” .
Rama thotë se autoambulancat pritet të nisen drejt Shqipërisë shumë shpejt.
“Flota e re e autoambulancave të emergjencave civile gati për t’u nisur nga turqia drejt shqipërisë”, shkruan Rama.