Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, së fundmi ka bërë një sërë reagimesh në rrjetin social Instagram.
Në një prej deklaratave më shokuese, ajo i referohet vdekjes së ikonës së aktrimit, Leze Qenës, me një “zëvendësim” të një prej politikanëve tanë.
Bëhet fjalë më saktësisht për liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, akademikun Isa Mustafa.
Pse o Zot e more Lezën e nuk e more Isën?”, ka shkruar këngëtarja Morina në Instastory.
Një deklaratë e tillë u cilësua jo e denjë nga fansat, pasi pavarësisht rreshtimit të saj politik, një këngëtare priret të jetë më e kujdesshme kur ndikimin e saj e shtrin në një rrjet jo më pak se prej 420 mijë ndjekësve, që ajo ka në Instagram.
Ky revoltim i Fjollës duket se vjen pasi mbrëmjen e së mërkurës u votua mocioni i mosbesimit nga LDK në Kuvendin e Kosovës, dhe si rrjedhojë u rrëzua Qeveria Kurti.