Të paktën 18 persona kanë vdekur pasi një autobus doli nga rruga duke përfunduar në një liqen pranë qytetit të Ezhout në Kinën qendrore, raportoi sot media shtetërore.
“Shoferi i autobusit u ndalua dhe është nën hetim”, njoftoi televizioni shtetëror kinez, CCTV.
Ekipet e shpëtimit nxorrën autobusin nga uji në një pjesë të rrugës në afërsi Miaolingut.
Të gjitha viktimat ishin në gjendje të identifikohen.
Në total, 20 persona po udhëtonin në momentin e aksidentit.
Agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua raportoi 17 të vdekur në aksident.
”Një pasagjer vdiq pasi u nxor nga autobusi”, njoftoi portali i lajmeve cnhubei.co