Personi që u gjet i vdekur në Prizren kishte probleme mendore: Vendin ku vdiq e shfrytëzonte për strehim

Personi i cili është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 10:00 të paradites, afër stacionit të autobusëve në Prizren, kishte probleme mendore.


Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Metro, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tutje tha se nw vendin ku u gjet i vdekur, viktima tashmë e ndjerë e ka shfrytëzuar si strehim.

Madje ndër detajet që ka dhënë ai, është theksuar se tashmë dihet identiteti i personit të vdekur, ku dyshimet e para janë se viktima ka qenë i sëmurë mental dhe vendin ku është gjetur i vdekur, e ka shfrytëzuar si strehim, ndërsa rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë.

“Sot më datë 31 mars 2020 rreth orës 10:01 minuta, policia ka pranuar një informacion për gjetjen e një trupi të pajetë në rrugën ” Zanat” në Prizren. Tashmë dihet identiteti i personit të vdekur. Dyshimet e para janë se viktima ka qenë i sëmurë mental dhe vendi ku është gjetur e ka shfrytëzuar si strehim”, ka thënë Osmanollaj.

Ai tutje ka theksuar se policia së bashku me prokurorinë janë duke i hetuar shkaqet e kësaj vdekje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme