Policia e Kosovës arreston 47 persona pasi nuk zbatuan masat e qeverisë!

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 47 persona të cilët nuk i kanë zbatuar dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë.

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

Rr. Prizreni, Prishtinë 30.03.2020-01:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në polici pasi që i njëjti është takuar në rrugë duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendi të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë.

Fsh. Gllobar, Gllogoc 30.03.2020 – 10:45. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Vëllezërit Fazliu, Prishtinë 30.03.2020 – 13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë p as që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Lidhja e Prizrenit, Prishtinë 30.03.2020 – 12:11. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lipjan 30.03.2020 – 15:28. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në zonën e karantinës.

 Rr. Ferid Curri, Obiliq 30.03.2020 – 17:35. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme