Mbi 1 mijë të infektuar në Greqi, qyteti kufitar me Shqipërinë drejt karantinës totale

Bashkia e Kosturit në Greqi është një nga më të prekurat nga koronavirusi për shkak të disa fshatrave ku është përhapur masivisht.

Sot autoritetet greke kanë diskutuar me kryebashkiakun e Kosturit, një qytet shumë afër me Shqipërinë për një karantinë totale.

Vendimi nuk është marrë ende por Nikos Chardalia, ministri për Mbrojtjen Civile po kërkon nga grupi i ekspertëve të ngritur për situatën me koronavirusin propozime lidhur me situatën në Kostur pasi vetë Bashkia i ka bërë thirrje qeverisë për ndihmë.

(BalkanWeb)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme