Limaj: Zgjedhjet duhet të shmangen, Nisma mund të jetë pjesë e qeverisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur pas takimit që ka pasur me presidentin Thaçi, për t’u konsultuar me të për veprimet e radhës pas mocionit të mosbesimit.

Limaj para mediave  ka thënë se kërkesa e tij në takim ishte që të respektohet çdo procedurë dhe Kushtetuta e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në këtë kontekst, sipas Limajt duhet të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Presidenti duhet të shikoj mundësinë që të shmang zgjedhjet e parakohshme. Të ruajmë kompetencën e secilit institucion. Ka pasur përzierje të kompetencave në parlament. Askush nuk mund t’i uzurpojë kompetencat e parlamentit. Do të futeshim në një krizë të thellë”.

Madje, sipas Limajt nëse presidenti tenton të bëj shpërndarjen e Kuvendit, atëherë kjo do të ishte shkelje kushtetuese, ngase siç thotë ai, kjo mund të bëhet vetëm me vullnetin e shumicës së deputetëve.

Limaj po ashtu tha se Nisma mund të jetë pjesë e qeverisë së re, mirëpo që ka disa kushte.

Ndryshe, presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme në takime konsultative përveç Limajt ka pritur edhe Listën Serbe, teksa me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli ka zhvilluar një bisedë telefonike.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme