Rreth orës 23:50 në Graçanicë, parmbrëmë janë arrestuar dy persona.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin sot.
Ata janë arrestuar edhe për arsyetimin se kanë dalë në kohën kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mosdalje në këtë orë, pa ndonjë arsye.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin tentuar të kryenin vjedhje në një pompë të derivateve dhe të njëjtit nuk kishin respektuar vendimin e qeverisë gjatë epidemisë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.