Prej 24 orësh të bllokuar në Kapshticë, shqiptarët kalojnë natën jashtë

Shume shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar në pikat kufitare, pas mbylljes, për shkak të koronavirusit.

Që prej paradites së djeshme, rreth orës 10:00, më shumë se 16 bashkëqytetarë të ardhur nga Greqia kanë mbetur në tokën neutrale në Kapshticë.

Mësohet se policia në doganën greke i ka lejuar të kalojnë, ndërsa policia shqiptare nuk ka dhënë dritë jeshile të futen në vendin tonë.

Shqiptarët e bllokuar në Kapshticë janë nga Gramshi, Burreli, Elbasani, Korça, ndërsa njëri prej tyre nuk ndihet mirë. Siç shihet nga fotot, të 16 personat e kanë kaluar natën pranë një zjarri me kartonë në Kapshticë, teksa moti i acartë me reshje dëbore ka “pushtuar” zonën.

Edhe pse qytetarët kanë telefonuar për ndihmë pranë institucioneve, askush deri tani nuk u është përgjigjur, edhe pse është policia shqiptare që i mban të bllokuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme