Për informacionin e ndjeshëm të cilin e siguruan, i njoftuan menjëherë krerët e shtetit. Kreu i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, po thotë se Shërbimi sekret i Serbisë – BIA, ka filluar zbatimin e një plani operativ për ndarjen e Mitrovicës.
Krejt ky aksion, sipas tij, po bëhet në kohën kur vendi po ballafaqohet me pandeminë Covid-19.
“Shërbimi serkret serb, BIA, ka sjellë rreth 30 agjentë serbë në veriun e Mitrovicës”, ka deklaruar Elezi për Klan Kosova.
“Ky plan operativ parasheh që të krijojë një situatë të re në veriun e Mitrovicës… pas përfundimit të pandemisë pritet të rifillojë dialogu”, ka thënë ai.
Elezi ka thënë se këtë informacion e morën nga ndërkombëtarët.