Publikohet anketa e parë: Vetëvendosja e Albin Kurti me 52 për qind përkrahje

Një sondazh i realizuar nga Uboconsultig ka nxjerrë se në rast se zgjedhjet do të mbaheshin shpejt, fituese do të dilte Lëvizja Vetëvendosje me 52 për qind të votave.

Hulumtimi ka përfshirë 1 mijë e 65 qytetarë të Kosovës mbi moshën 18 vjeçare.  Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë  815 shqiptarë 815,  150 serb dje 100 pjesëtarë të minoriteteve të tjera.

Anketimi është bërë përmes thirrjeve telefonike dhe të dhënat janë procesuar përmes softuerit menaxhim të anketave.

Në pyetjen se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele, qytetarët janë përgjigjur se 52.8 % do të votonin për Lëvizjen Vetëvendosje. 17% për Lidhjen Demokratike, 12.4 % për Partinë Demokratike të Kosovës, 6.6 % për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kurse për Listën Serbe janë shprehur 5.2 %.

Qytetarët kanë pasur pritje të mëdha nga Qeveria e Albin Kurtit. 48.2 % janë shprehur se do të sjellë ndryshime të mëdha, 34.4 % ndryshime te vogla pozitive. 9 % e të anketuarve kanë thënë se Qeveria nuk mund të sjellë ndryshime në Kosovë.

Qytetarët janë shprehur të kënaqur edhe me përbërjen e Qeverisë Kurti.

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme