Maskat e inxhinierit shqiptar shpëtojnë Nju Jorkun nga Koronavirusi

Një histori filmash, në kohë koronavirusi, por pa dyshim edhe një motiv mburrje për shqiptarët që banojnë në Amerikë, dhe jo vetëm.

Një nga diskutimet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e goditura rëndë nga pandemia e koronavirusit është mungesa e maskave, sidomos pas rekomandimeve të reja të OBSH-së mbi rrezikun e pacientëve asimptomatikë.

Këtu fillon historia e mjekes Bettina Fries, epidemiologe në Universitetin Stony Brooks në Nju Jork, e evidentuar nga një reportazh i televizionit amerikan ABC News. Ajo u kujtua që komshiu i saj në Long Island ishte një inxhinier industrial i specializuar në elemente plastike.

Ai mund të projektonte disa maska të thjeshta, që të mbulonin jo vetëm gojën, por edhe sytë, pa penguar shikimin ose frymëmarrjen. Inxhinieri pranoi sfidën dhe për pak ditë projekti mori formë dhe u realizua.

Inxhinieri në fjalë është shqiptari Agjah Libohova, i lindur në Tiranë dhe që pas studimeve në Politeknikum, në Universitetin e Tiranës dhe një karrierë të gjatë në Itali, prej shumë vitesh banon tashmë në Shtetet e Bashkuara.

Projekti i pëlqeu aq shumë Danny Lax, pronarit të firmës ku Libohova punon, Clear Vu, që ndër të tjerat merret me ndriçimin me LED të metropolitanës së Nju Jorkut, sa që ata kanë filluar të prodhojnë 2000 të tilla në ditë, duke arritur në fund të muajit 100 mijë maskat në ditë. Nga këto, rreth 1 milion janë të porositura nga shteti i Nju Jorkut, i drejtuar nga guvernatori Cuomo.

Kostoja për momentin shkon tek 2 dollarët, por parashikohet një ulje drastike me prodhimin masiv, i cili do të ndihmojë shumë veçanërisht personelin mjekësor që duhet të ndryshojnë shpesh maskat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme