Ambasada amerikane i dërgon letër ministrit Vitia: Profesionalizmi i juaj tregoi se po punoni për qytetarët!

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pranuar një letër falënderimi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.Vitia tha se duke qëndruar e punuar me solidaritet të lartë njerëzor dhe pa dallime të çfarëdo natyre, do të jemi fitues.Ministri Vitia shtoi se letra është falënderim për të gjithë ata që çdo ditë pa pushim dhe me vetëmohim po merren me kujdesin për qytetarët dhe se kjo na siguron që në këtë kohë të sfidave në të gjithë botën, nuk jemi vetëm por me miq.

“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për përpjekjet tuaja për të forcuar bashkëpunimin për të siguruar kujdesin e nevojshëm mjekësor për qytetarët e Kosovës. Konferenca juaj e përbashkët me 2 prill me ministrin Jevtiq në përgjigjen për COVID-19 ilustroi udhëheqjen dhe angazhimin. Profesionalizmi juaj dhe mesazhi juaj gjithëpërfshirës dërguan një sinjal sigurues për të gjithë qytetarët se po punoni për të gjithë në këtë vend lidhur me virusin. Unë shpresoj me të vërtetë se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në të gjithë qeverisjen, institucionet e saj dhe në mesin e komuniteteve në Kosovë”, thuhet ndër të tjerash në letrën dërguar ministrit Vitia.Postimi i plotë i tij:Letër falenderimi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Duke iu falenderuar të gjithë profesionistëve shëndetësorë dhe punëtorëve mbështetës, zyrtarëve policorë, kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës, zyrtarëve komunal, ministrave dhe partnerëve nga BE e SHBA ne jemi duke u përpjekur të parandalojmë shpërndarjen e virusit.Duke qendruar e punuar me solidaritet të lartë njerëzor dhe pa dallime të çfarëdo natyre ne do të jemi fitues.

Këto janë falenderime për të gjithë ata që çdo ditë pa pushim dhe me vetëmohim po merren me kujdesin për qytetarët. Kjo na siguron se në këto kohë të sfidave në të gjithë botën nuk jemi vetëm, por bashkë me miqtë tanë.Gjithçka ka ndërruar në rutinën e jetës sonë. Kjo kërkon vetëdijësim të lartë. Le të mos tregohemi të shkujdesur.Prandaj, ju lutemi të:Qëndroni në shtëpi.Ndiqni rekomandimet e MSh-së dhe IKShP-së.Bashkë do t’ia dalim!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme