“Vjosa Osmani s’ka qenë kurrë përkthyese e Thaçit”

Deklarimeve të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka qenë përkthyese e Presidentit Thaçit, i ka reaguar Artan Murati, këshilltar i Osmanit.

Murati përmes Facebook ka deklaruar se Osmani nuk ka qenë kurrë përkthyese e Thaçit, por vetëm e Presidentit të asaj kohe, Fatmir Sejdiu, shkruan Gazeta inFokus

Kështu ai edhe i’a ja ka bashkangjitur një dokument ku shkruan pozita e saj në atë kohë

Ky është reagimi i plotë:

Puna e përkthyesit dhe demantimi i qartë nga arkiva e Departamentit të Shtetit ku Sekretarja Clinton e prezenton Vjosa Osmanin si Shefe të Stafit të Presidentit Sejdiu

E para, profesioni i përkthyesit është profesion i ndershëm, i vështirë e në raste të takimeve të nivelit të lartë, është edhe determinues që mesazhi i rëndësishëm politik i një shteti të përcillet si duhet. Pra, ata që mendojnë se e fyejnë dikë duke e quajtur përkthyes, gabohen. POR, Vjosa Osmani kurrë nuk ka punuar si përkthyese e Hashim Thacit. Kurrë. Thjeshtë, sepse kurrë nuk ka punuar për Hashim Thacin. Ne fakt, ajo ka qenë e angazhuar vetëm si Këshilltare e lartë e pastaj si Shefe e Stafit të Presidentit Sejdiu dhe në këtë cilësi (pra si shefe e stafit të Presidentit Sejdiu) ka ndihmuar në takimin e organizuar me Sekretaren Clinton, të mbajtur në Departamentin e Shtetit. Pra, jo si përkthyese e Thacit, por sepse kjo ndihmë i është kërkuar direkt nga vetë Sekretarja Clinton atë ditë për shkak të vonesës së përkthyesit të departamentit të shtetit. Sekretarja Clinton para mediave të gjithë botës e prezenton znj.Osmani si ‘Shefe e Stafit të Presidentit”. Shih si dëshmi arkivën e Departamentit të Shtetit nga data 26 shkurt 2009. I gjithë transkripti I kësaj konferencë për shtyp mund të gjindet këtu: https://2009-2017.state.gov/secretary/20092013clinton/rm/2009a/02/119845.htm

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme