Ish-deputeti i NismaSocialdemokrate, Milaim Zeka i ka reguar Gani Gecit pasi ky i fundit tha se LVV-ja dhe PDK-ja janë pjellë e LPK-së.
Zeka ka theksuar se Geci nuk ka treguar se pjellë e kujt është LDK-ja.
“LDK eshte pjelle direkte e Lidhjes te Komunisteve te Jugosllavise. E regjistrume midis Beogradit. Prej te parit, e deri tek i mrami themelues te LDK se, kane qene komunist te shokut Tito. Nese atyre nuk ju vjen marre per kete orientim, pse me ju ardhe marre djemeve dhe vajza e te LPK-se qe kane qene te orientuat kah shoku Enver.” shkruan Zeka në Facebook.
Postimi i plotë:
Gjysem e verteta e Gani Gecit
Po e lexoje nje koment te dajes tim, Gani Gecit, i cili paska thane se “PDK-ja dhe LVV, jane pjella te LPK-se”!
Per LDK/ne, diqysh hiq nuk paska hy me sqaru se pjelle e kujna eshte.
Personalisht kurr nuk kam qene anetar i LPK-se, e as i LDK-se. Te dyjat i kam perkrah ne disa veprime te mira dhe te drejta. Kurfare marrje nuk ashte me kane pjelle e LPK-se, perkundrazi, eshte krenari, sepsr Ushtria Çlirimtare e Kosoves eshte pjelle direkte e LPK-se.
LDK eshte pjelle direkte e Lidhjes te Komunisteve te Jugosllavise. E regjistrume midis Beogradit. Prej te parit, e deri tek i mrami themelues te LDK se, kane qene komunist te shokut Tito. Nese atyre nuk ju vjen marre per kete orientim, pse me ju ardhe marre djemeve dhe vajza e te LPK-se qe kane qene te orientuat kah shoku Enver.
Ne LPK ka qene edhe kryetari i te gjitha degeve te LDK se per diaspore, Hafiz Gagica. Tani me thuani mu, a ma mire me pas kane Hafizi kryetar e LDK-se, a Isa?!!
Nuk po du me pergjithesu dhe me preke elektoratin e asnje partie politike. Neper te gjitha ka njereze te mire, patriot, te burgosur e te persekutuar. Kosova ka nevoje per lider dhe njereze politik qe luftojne me i reformu partite e veta, e jo te kojshive.
Ani kur thone se ne Kosove ka parti te djathta?!!! Aty shkrihem duke qeshur sikur mem hy ndonje mi nen bluzen e barkut…