Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) filloi shpërndarjen e 2.500 pakove të ndihmës në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Shpërndarja e pakove me produkte ushqimore dhe materiale të higjienës u bë në bashkëpunim të Shoqatës Abdülhakim Hikmet Doğan (ADEKSAM).
Ai tha se ka një rënie serioze të punësimit dhe të ardhurave shtëpiake në nivelin global. “Është koha për të zhvilluar solidaritetin dhe bashkëpunimin mes vendeve. Pandemia edhe në mbarë Maqedoninë e Veriut shkaktoi që shumë familje të ballafaqohet me vështirësi në përmbushjen e kushteve minimale të jetesës”, tha ai duke shtuar se me anë të bashkëpunimit mes TIKA dhe organizatave joqeveritare në Maqedoninë e Veriut do të shpërndahen pako në 116 njësi vendbanimi brenda 16 komunave.
Sipas ambasadorit, në shpërndarjen e ndihmave prioritet do të kenë të moshuarit, jetimët, personat me aftësi të kufizuar, të sëmurët kronik dhe personat me nevojë.
Koordinatori i TIKA-s, Ayden, nga ana e tij, tha se kanë bërë një bashkëpunim me ADEKSAM për të shpërndarë pako ushqimore dhe materiale të higjienës, tek grupet me disavantazh dhe familjet me probleme ekonomike, në këto ditë kur COVID-19 ndikon gjithë globin.
“Dua të shprehem se këto ndihma, me pjesëmarrjen e zotëri ambasadorit, kanë një kuptim tjetër me rastin e muajit Ramazan që është duke u afruar. Javën e ardhshme, sërish me pjesëmarrjen e amabasadorit, ndihmat do vazhdojmë t’i shpërndajmë në zonat perëndimore dhe lindore të Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Ayden.
Ayden njoftoi se me gjithësej 2.500 pako do të zgjatet dora mike e Turqisë në drejtim të Maqedonisë së Veriut. “Para dy dite nën kujdesin e presidentit tonë, ambasadori ynë ka dorëzuar tek autoritetet përkatëse një avion të mbushur me materiale të higjienës dhe mjekësore”, tha ai.
Ndihmat pas Koliçanit vazhduan të shpërndahen në fshatin Pagarushë. Në ditët në vijim gjithashtu do të shpërndahen ndihma në fshatrat në perëndim dhe lindje të Maqedonisë së Veriut.