Tetë persona mjekësor nga spitali i Gostivarit janë infektuar me KOVID-19

Në spitalin e Gostivarit ka gjithsej tetë persona mjekësor të cilët janë infektuar me Kovid-19. Pas testimeve të bëra ditëve të fundit, pas tre rasteve të personave mjekësor të infektuar, janë zbuluar pesë raste të reja. Në spitalin e përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” janë marrë 138 mostra. Informacioni për rastet e reja arriti mbrëmë si përgjigje e pyetjeve të parashtruara deri te zëdhënësi i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Protokollet epidemiologjike janë zbatuar prejse javën e kaluar një infermiere dhe një mjek nga reparti intern ishin me rezultate pozitive të koronatestit. Të premten ishte konfirmuar se edhe një infermiere nga reparti intensiv, gjithashtu është infektuar.

Drejtoria e spitalit nga fillimi i gjendjes vendosi masa rigoroze për pranim të pacientëve dhe e kufizoi hyrjen në spital. Ishte bërë edhe riorganizim, dhe personeli ka punuar në turne njëjavëshe, që ta parandalojë përhapjen e infeksionit mes të punësuarve dhe të mos ketë ngecje dhe mbyllje të repartit.

Spitali i përgjithshëm është institucioni ,më i madh shëndetësor në rajonin e Gostivarit me rreth 500 të punësuar.

Për situatën e sapondodhur me siguri do të diskutohet në mbledhjen e sotme të shtabit të krizave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme