Fuga-Ramës: Mos na bëj lolot e Botës

Akademiku Artan Fuga kundërshton ndryshimet në Kodin Penal, që parashikojnë një ashpërsim të masave me heqje lirie deri në 15 vite, për ata që shkelin rregullat e karantinës.

Sipas Fugës, “edhe avokati më budalla në Shqipëri do ta bënte trupin gjykues të djersinte me oratorinë e tij që do ta fitonte pa një pa dy gjyqin”.

Fuga theson se ata që do të dënoheshin do të bëheshin milionera me taksat tona duke e hedhur në Strasburg, dhe fton politikanët që të gjejnë ndonjë lojë tjetër këto ditë.

“Te dënohet 10 ose 15 vjet burg ai që infekton të tjerët me qëllim?

Edhe avokati më budalla në Shqipëri do ta bënte trupin gjykues të djersinte me oratorinë e tij që do ta fitonte pa një pa dy gjyqin! Ata që do të dënoheshin do të bëheshin milionera me taksat tona duke e hedhur në Strasburg çështjen me dosjen e titulluar : Qenan K. kundër Shqipërisë!

Amani more mos na bëni lolot e botës!

Amani more se nuk jemi akoma Hungari :

Gjeni ndonjë lojë tjetër për të shtyrë karantinën se nga pak budallenj jemi bërë të gjithë!”, shkruan Fuga në një postim në rrjetet sociale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme