Ndryshimet në Kodin Penal/ Zbutet dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vjet në 5 vjet burg. Ja çfarë parashikohet

Zbuten dënimet e parashikuara në Kodin Penal të propozuara nga maxhoranca dhe që pritet të kalojnë në votim më 16 prill në parlament.

Bëhet fjalë për të gjithë ata persona që do të kapen në shkelje të karantinës e masave të tjera të vendosura në kushtet e krijuara nga koronavirusi. Vendimi për zbutjen e dënimeve është marrë sot nga mazhoranca në Komisionin e Ligjeve.

Kështu ulet dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vjet në 5 burg. Por i vetmi dënim që mbetet është për ata persona që thyejnë masat dhe kjo ka pasojë me vdekje tek persona të tjerë, atëherë dënohet nga 10 deri 15 vjet burg.

Kush thyen rregullat e karantinës, nga gjobë deri në 3 vjet burg, ndërkohë që në propozim e parë parashikohej burg deri në 5 vjet dhe nuk ka qenë opsioni i gjobës.
Po kështu ulet dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vite bëhet 5.

Ndërkohë sot kryeministri Edi Rama tha se ashpërsimi i Kodit Penal kundrejt mosrespektimit të masave të sigurisë në periudhën e pandemisë do të kenë afat vetëm për periudhën e pandemisë.

SI ISHTE PROPOZIMI
KOMISIONIT PËR CËSHTJET LIGJORE, ADMINISTRATËN PUBLIKE DHE TË DREJTAT E NJERIUT
Në vëmendje të:
Kryetarit,Z. Ulsi Manja
Deputetëve, Anëtarë të Komisionit

Objekti: Propozime për amendamente në projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, nismë e deputeteve Eglantina Gjermeni dhe Klotilda Bushka

I nderuar Z.Manja,
Të nderuar KolegëDeputetë,
Bazuar në nenin 71, pika 1të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë paraqes amendamente për disa shtesa në projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e deputeteve Eglantina Gjermeni dhe Klotilda Bushka:

Titulli i projektligjit ndryshohet me përmbajtjen si vijon:

“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Pas Nenit 1 të projektligjit, shtohet Neni 2me përmbajtjen si vijon:
Neni 2

Pas nenit 242, shtohen nenet 242/1 dhe 242/2 me këtë përmbajtje:

“Neni 242/1
Mosbindja ndaj masave të organeve kompetente shtetërore gjatëgjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Mosbindja ndaj rregullave, vendimeve dhe urdhrave të nxjerra nga organet kompetente shtetërore për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit.

Kur nga vepra është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja e personit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.”.

“Neni 242/2
Shkelja e rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive

Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”.

Neni 2 i projekligjit “Hyrja në fuqi” bëhet neni 3.
DEPUTETE PROPOZUESE Edlira BODE

ARSYETIMI I AMENDAMENTEVE
Qëllimi pse paraqes amendimet në Kodin Penal lidhet me parandalimin e përhapjes së infeksioneve dhe forcimin e luftës kundër epidemive, nisur nga situata e vështirë që po kalon vendi ynë dhe mbarë bota nga virusi COVID19.

Për të arritur këtë qëllim, përvec sanksioneve administrative për të gjithë ata persona qëdo të shkelnin masat e marra, të vendosura nga organet shtetërore, është e nevojshme që të parashikohen dhe sanksione në Kodin Penal, për disa veprime dhe mosveprime të caktuara, duke marrë në konsideratë rrezikun që kanoset për jetën dhe shëndetin nga përhapja e epidemive të sëmundjeve ngjitëse, apo në situata në tjera në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Vende anëtare të Bashkimit Europian, ku përmend Italinë, kanë parashikuar sanksione të tilla në Kodin Penal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme