“Njerëzit mbërrinin në një gjendje katastrofike. Ata vdiqën nga hemorragjia pulmonare, me buzë të nxira dhe gri. Kishte fëmijë të të gjitha moshave, 20, 30, 40 e më shumë. Gjithcka zgjati 10-15 ditë, dhe pastaj u qetësua. Dhe çuditërisht, ne harruam ”.
Mbase është ky precedent që Michel Cymes ka në mendje, kur mjeku më i njohur në Francë thotë se po e fryjmë shumë atë që është, në fund të fundit, vetëm një grip i madh. Ai ka parë të tjera epidemi, madje edhe pandemi.
Pak veta e kujtojnë? Bota më 1969 ka kaluar një epidemi shkatërruese. Quhej “Gripi i Hong Kongut”. Nuk ishte në Mesjetë. Nuk ishte as në kohën e “gripit spanjoll”, shkatërrimet e të cilit të varrosura në kujtimet tona janë rikthyer në mënyrë periodike. Ishte në vitet 1968-1969. Shkaktoi 40,000 të vdekur vetëm në Francë, dhe mbi një milion në të gjithë botën.
Nëse sot pak kush e kujton, kjo është për shkak se ai kaloi pa u vënë re që në atë kohë. Ekzistonte, sigurisht, vetëm një kanal televiziv, ndonëse një vit më parë radiot periferike gëlonin me dehjen e drejtpërdrejtë. Kishte gazeta rajonale. Dhe gazeta kombëtare. Gjatë gjithë asaj epidemie, Le Monde do t’i kushtojë vetëm disa artikuj të shkurtër. Mbyllja e shkollave nëpër rajone përmendet vetëm në disa rreshta. Duhet thënë se ekzistonte një vaksinë, e administruar me kursim, por që nuk i parandaloi të vdekurit. Asnjë dalje në tv nga një ish-ministër i shëndetësisë. Asnjë gjurmë e stigmatizimit publik të shoferëve si armiq publikë. Asnjë dalje nga babai i kombit në TV. Asnjë ministër i brendshëm ushtarak për të nxjerrë urdhra. Asnjë kufizim, qoftë edhe minimal.
Në një artikull të gjatë retrospektiv të botuar në 2005, në Libération Profesor Dellamonica, tashmë i moshuar por në 1969 në të njëzetat e tij, flet për aftësinë ambulatore në kujdesin intensiv. “Njerëzit mbërrinin në një gjendje katastrofike. Ata vdiqën nga hemorragjia pulmonare, me buzë të nxira dhe gri. Kishte fëmijë të të gjitha moshave, 20, 30, 40 e më shumë. Gjithçka zgjati 10-15 ditë, dhe pastaj u qetësua. Dhe çuditërisht, ne harruam ”. Po për shtypin e kohës cfarë shkruhej? “Vala e të ftohtit që kohët e fundit mbuloi Francën ka shkaktuar disa epidemi gripi, veçanërisht në Jug-Perëndimin”, shkruan Le Monde më 3 dhjetor 1969. “10 për qind e stafit të SNCF (shërbimit kombëtar të shëndetit) në rajonin Toulouse-Pyrénées është e sëmurë “, raporton France Soir në një artikull. Dhe më 18 dhjetor, në mes të një rritje të vdekshmërisë së gripit, Le Monde ka tituj “Epidemia e gripit duket se po regreson në Francë”, “CPAM-i i Périgueux u desh të mbyllte zyrat e tij për shkak të sëmundjes së stafit”, “Trenat janë anuluar për mungesë të hekurudhave”, “Shkollat frekuentohen nga gjysma e mësuesve për shkak të gripit”, “Kancelari gjerman Ëilly Brandt është në shtrat, si një pjesë e mirë e Evropës Lindore”.
Pse e harruam gripin e Hong Kongut? Pse kaloi pa u vënë re? Sepse epidemitë nuk janë histori të lavdishme. As shkrimtarët e kurrikulave dhe as botuesit nuk kanë ndonjë interes për to. Ata i frikësojnë lexuesit. Vetëm disa epidemiologë, për shkak të profesionit, i konsiderojnë interesante, por kush i dëgjon ata?
Mbase është ky precedent që Michel Cymes ka në mendje, kur mjeku më i njohur në Francë thotë se po e fryjmë shumë atë që është, në fund të fundit, vetëm një grip i madh. Ai ka parë të tjera epidemi, madje edhe pandemi.
Atëherë, pse pandemia e koronavirusit po shndërrohet në një psikodramë globale duke rrënuar edhe tregjet e aksioneve? (Vini re se kolapsi financiar trajtohet vetë shkurtimisht këto ditë. Kryeministri pyetet në television për sjelljet e sigurta në karantinë, e deri tek halli i pronarëve të qenve, por jo për kolapsin në bursë). E para, sigurisht sepse alarmi që vjen nga media sociale vazhdohet edhe në lajme. Por edhe për shkakun se pandemia është duke goditur sistemet spitalore, viktima të dekadave me shkurtime buxhetore, me politikanë që bërtasin, dhe gazetarë (pak, por ka akoma) që i dëgjojnë. Ajo mbështet një rebelim botëror kundër globalizmit. Ajo zgjon një vetëdije të mprehtë për absurditetin e një sistemi që shkatërron miliarda dhe hedh miliona njerëz të papunë në rrugë, thjesht nga paniku i një parashikimi algoritmik. /Liberation