Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti bashkë me Ambasadorin e Republikës së Turqisë Cagri Sakar dhe përfaqësuesit e TIKA-s, kanë shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë.
Me këtë rast Ahmeti tha se ndihma e TIKA dhe Turqisë nuk ka të ndalur.
Ai tha se sot po shpërndahen 370 paku ushqimore. 300 pako do të shkojnë për ata me asistencë sociale edhe 70 tek minoritetit turk.
“Solidaritetin tonë në Prishtinë që po shohim gjithandej që po japin qytetarët sot po na ndihmon edhe qyteti i Turqisë. Turqia gjithmonë na ka ndihmuar në projekte të ndryshme e sot po na ndihmojnë edhe ne momente të rënda. Ndihma e TIKA dhe Turqisë nuk ka të ndalur. Sot po shpërndahen 370 paku ushqimore . 300 pako do të shkojnë për ata me asistencë sociale edhe 70 tek minoritetit turk. Këto pako përmbajnë miell, vaj produktet bazike që secilit qytetarë i duhen. Këto do te shpërndahen nga aktivistet e secilës parti” tha ai.
Ndërsa, ambasadori i Turqisë Cagri Sakar, tha se Kosova si shtet ka qenë gjithmonë solidar edhe para luftës, por sipas tij në ketë kohë pandemie na ka treguar të gjithëve se sa e rëndësishëm është të jemi në solidaritet.
“Ne duam të tregojmë solidaritet edhe miqtë tanë në javën e kaluar duke përfshi edhe Kosovën kemi dërguar ndihmat tona për te gjitha shtetet e Ballkanit. Dua të falënderoj kryetarin Ahmeti për bashkëpunimin e treguar për shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore”, tha ai./arbresh.info/
nderoj kryetarin Ahmeti për bashkëpunimin e treguar për shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore”, tha ai./arbresh.info/