Aktakuzë ndaj 40 vjeçarit që kërcënoi me vrasje presidentin Thaçi

40 vjeçari, Kujtim Peci nga rajoni i Mitrovicës, ka kërcënuar presidentin Thaçi përmes Facebook se do ta vriste.


Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit K.P. për veprën “kanosje” pasi ai dyshohet të ketë kanosur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas njoftimit, K.P. më 26 mars në Facebook kishte kanosur Thaçin, duke i postuar mesazh kërcënues me këtë përmbajtje: “Sotë i zhdrypa pre tavani se ne kuvend po flitet për ndarjen e Kosovë nga Hashim Broja le te din Hashim Broja a kushdo qoftë aj se Ende jemi gjallë pjesa e veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja Dije se xhumin xhum sta la me ba”.

Në njoftim theksohet se kanosësi kishte përdorur dy fotografi të armëve të gjata për të shoqëruar mesazhin kërcënues, “me çrast tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth se do t`i shkaktohet ndonjë e keqe atij apo familjes së tij nga i pandehuri K.P.”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme