Jo më shumë se një simbol: Gjermania pranon refugjatë minorenë nga Greqia

49 refugjatë të pashoqëruar minorenë pranon Gjermania, megjithë krizën e Coronës. Shumë pak, thonë kritikët. BE e ka lënë vetëm Greqinë, e ky vend po shkon drejt katastrofës.

Zakonisht Aeroporti i Athinës është plot me turistë apo njerëz të biznesit. Vetëm në vitin 2019 aty kanë kaluar 29 milionë pasagjerë. Këtë vit pritej që rekordi të thyhej. Por në krizën e Coronës, korridoret janë bosh, megjithë festën ortodokse greke të pashkëve.

Një nga avionët që u nis të shtunën e pashkëve ortodokse mori rrugën drejt Hanoverit në Gjermani. Në bord 49 refugjatë minorenë të pashoqëruar. 58 minorenë duhej të vinin, por një pjesë është e sëmurë, jo me Corona, dhe të udhëtojë më vonë.

Megjithë masat e sigurisë për shkak të pandemisë, ata lejohet të vijnë në Gjermani. Një pjesë e minorenëve i pranoi Luksemburgu javën që shkoi. Por situata në kampet greke të refugjatëve nuk do të përmirësohet me ardhjen e këtyre pak minorenëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme