Kurti: Kriza ekonomike e paevitueshme, kurse ajo politike e planifikuar

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave dhe i Transfereve, Besnik Bislimi, sot morën pjesë në forumin virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë për të diskutuar menaxhimin e COVID-19 nga ana e institucioneve qeverisëse, me theks të veçantë shëndetin e ekonomisë në kohë pandemie.

Në fjalën e tij Kurti tregoi analogjinë në mes krizës shëndetësore dhe asaj ekonomike. Duke pasur për qëllim që të ruhet shëndeti publik, ai theksoi se vendet në mbarë botën kanë ulur aktivitetin ekonomik dhe se Kosova në këtë situatë nuk përbën përjashtim.

“Ashtu si në tërë botën, futja e ekonomisë në komë ka nënkuptuar kufizimin e veprimtarive ekonomike. Por, sot si asnjëherë më parë, kemi pothuajse pajtueshmëri unanime mes ekonomistëve më të mirë në botë. Mesazhi i tyre: dëgjoni mjekët, rrini në shtëpi, sepse kështu do ta shkurtojmë kohën që do nevojitet për rimëkëmbje ekonomike”, tha kryeministri në detyrë.

Megjithatë, Qeveria e udhëhequr nga ai, u shpreh Kurti, nëpërmjet vendimeve të kujdesshme dhe të përllogaritura ka “maksimizuar aktivitetin ekonomik duke minimizuar dëmin shëndetësor”.

“Përkundër veprimeve me kohë dhe optimizmit për të ardhmen, ne jemi të vetëdijshëm se sërish do të këtë humbje”, tha Kurti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme