Kurti për protestat në kohë të pandemisë: Nuk dua t’i ndaloj dhe nuk do t’i ndaloj

Kurti ka thënë se nuk do t’i ndaloj dhe nuk do t’i ndalojë këto protesta, ani pse ato po bëhen në kohë pandemie.

“Unë nuk mund t’i ndaloj dhe nuk dua t’i ndaloj qytetarët që të shprehen. Si qeveri në detyrë ne jemi të thirrur të garantojmë lirinë e shprehjes. Vendimet e minsitrisë duhet të zbatohen sepse jemi në kohë pandemie. Nuk arrij t’i ndjek rrjetet sociale. Urojmë që sikur e thirrën këshilltarin Shkëlzen Gashin, që mos të ketë prokurorë e polic që do t’i thërasin”, tha Kurti.

Kurti më pas u mundua të arsytohej duke thënë se protesta në fjalë nuk është organizuar nga aktivistë të Vetëvendosjes.

Sidoqoftë, në pyetjen e rradhës, gazetarja ia konfirmoi Kurtit se janë pikërisht anëtarët dhe asamblistët e VV-së  ata që kanë organizuar tubime të tilla, të rrezikshme në kohë pandemie.

E përgjigja e Kurtit pastaj ndryshoi.

“Unë nuk jam kryetar diktator, i cili u thotë anëtarëve se çka duhet të thonë e bëjnë. Subjekti ynë është subjekti më demokratik në vend. Ka organizata ndërkombëtare që subjektin tonë e kanë vlerësuar si demokratik. Qëndrimin e VV-së,  e prezanton Këshilli i Përgjithshëm, kryetari dhe Kryesia. Ne i kemi 50 mijë anëtarë, nëse unë të merrem me atë se çka thotë secili aktivist, mua nuk do të më ngelej kohë të bëj punë këtu në kryeministri”, tha Kurti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme