Koronavirusi, Vasili e thotë troç: Kjo është karantinë politike

Nga Petrit Vasili

Troç!

Kjo është KARANTINË POLITIKE !

Me veprimet konfuze dhe sajesat injorante të një qasje sporadike antishkencore dhe pa asnjë kuptim.

Me mungesën dramatike dhe refuzimin e berjes së gjerë të testimeve.

Me përjashtimin e mjekëve të familjes nga trajtimi i pandemisë.

Me kufizimet e lëvizjes me orare hapjeje e mbylljeje pa asnjë logjikë shkencore dhe që bëjnë të kundërtën e pengimit te pandemisë.

Me refuzimin e mbylljes dhe testimit të gjerë të veprimtarive ekonomike të rrezikuara, si fason etj.

Me mungesën kritike të mjeteve mbrojtëse për personelin mjekësor.

Me financimin shumë të vogël dhe tepër të vonuar.

Me shfaqjen e vatrave të reja të pandemisë në vazhdimësi.

Me shfaqjen e numrave të rasteve të reja të njëjta me fillimin e pandemisë.

Me refuzimin e mendimit shkencor objektiv e të kualifikuar dhe stimulimit të histerisë së pseudoshkencës partiako-qeveritare.

Me uzurpimin nga kryeministri të rolit të shkencëtarëve dhe përcjellja e mesazheve shumë të gabuara dhe negative.

Me refuzimin edhe të kërkesave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Me antistrategjinë, që realisht po zbatohet dhe që justifikohet me gjoja mendime “ilegale” ekspertësh dhe me zero trasparencë.

Për të gjitha këto fakte gozhduese, ka vetëm nje konkluzion të palëkundur për të gjithë këtë kufizim të jetës dhe ekonomisë së shqiptarëve që Rama nga vrima e FB po bën:

Kjo është KARANTINË POLITIKE!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme