Nga Xhafer SHATRI
Kush thotë se historia nuk perseritet, ai nuk e njeh historinë.Në prag të shkatërrimit të Jugosllavisë, përfaqësues i Kosovës në Kryesinë e Federatës ishte Riza Sapunxhiu, një ekonomist i njohur i Bankës Botërore.
Dhe nuk u ndal më kaq, por për ta penguar ardhjen në krye të shtetit të kroatit Stipe Mesiq, Sejdo Bajramoviqin e shkretë e katapultoi në kryes detyre të kryetarit të Kryesisë së Jugosllavisë (16 maj 1991-30 qërshor 1991)!
Stipe Mesiqit në librin “Si u shkatërrua Jugosllavia“, e përshkruan shumë mirë lojën e Millosheviqit dhe dorës së tij të djathtë, Borisav Joviqit, që Sejdo Bajramoviqin e përdornin si top. Në këtë libër, Mesiq e jep edhe një detaj fort interesant. Ditën e parë që Sejdon e shkretë e bënë kryetar të Kryesisë, ky i pyeti kolegët e tij: e ku do të flej unë sonte?
E njoh personalisht Avdullah Hotin dhe kurrë nuk do ta besoja se do të binte aq posht sa të lejojë të tallën me të në këtë farë feje, e përmes tij edhe me Kosovën, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, gjegjësisht Millosheviqi dhe Borisav Joviqi i ditëve tona.