Maqedoni: Në maj takim i ri i liderëve, do të bisedohet edhe për zgjedhjet

Takim të liderëve në të cilën do të diskutohet për rrjedhën e mëtutjeshme të procesit politik në vend, si dhe për afatet e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, paralajmëroi presidenti Stevo Pendarovski për gjysmën e parë të muajit të ardhshëm.

“Në këtë periudhë të gjitha përpjekjet dhe resurset shtetërore duhet të orientohen në ballafaqimin me pandeminë e koronavirusit”, kanë thënë për MIA nga Kabineti i presidentit Pendarovski.

Shefi i shtetit, e paralajmëroi takim liderëve pasi që lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski publikisht kërkoi nga ai të konvokojë takim me liderët me nismën e LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit të cilët kërkojnë konvokim të sërishëm të Kuvendit.

Mickoski thotë se vendi është në një situatë shumë delikate, pasi ish-deputetët nuk mund të parashtrojnë iniciativë. Sipas tij, ky është një precedent serioz që do të thotë shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës.

Nga LSDM konsiderojnë se tani për tani nuk ka nevojë për organizim të takimit të liderëve, sepse fokusi është vendosur në luftën kundër koronavirusit.

“Ne konsiderojmë se nuk është koha të diskutohet për zgjedhje. Ka kohë dhe do të diskutojmë për të kur të vjen koha. Fokusi jonë kryesor mbetet shëndeti i qytetarëve tanë dhe masat ekonomike me qëllim të ruajtjes së më shumë vendeve të punës, të ndihmojmë ndaj qytetarëve ta fitojmë këtë krizë me koronavirusin”, porositi nënkryetari i LSDM-së, Kosta Petrov.

Nga BDI thonë se të gjitha vendimet e rëndësishme duhet të merren me konsensus.

“Forma për të arritur konsensus është më pak e rëndësishme sesa përmbajtja dhe respektimi i marrëveshjes. Datat për formimin e një qeverie teknike, shpërbërjen e Kuvendit, zgjedhjet e parakohshme dhe madje shtyrja e tyre, u miratuan me konsensus dhe u mbështetën nga të gjithë. Të gjithë palët e interesuara tani duhet të bien dakord në mënyrë konsensuale për hapat e ardhshëm përsëri, qoftë me telefon, lidhje video apo ndryshe”, thonë nga BDI.

Në mbledhjen e fundit të liderëve të mbajtur në mars, partitë ishin unanime që në kushtet e pandemisë së koronavirusit, nuk duhet të ketë zgjedhje, pas së cilës presidenti Pendarovski shpalli gjendje të jashtëzakonshme për herë të parë në historinë e vendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme