Vdesin edhe dy persona nga koronavirusi në veriun e Kosovës

Janë shënuar edhe dy viktima me COVID-19, një nga Komuna e Leposaviqit, (e lindur në vitin 1948), dhe një viktimë nga Komuna e Zubin Potokut (e lindur në vitin 1947), që të dy viktimat kishin edhe sëmundje tjera kronike.


Ndërsa pos dy viktimave, janë shfaqur edhe dy raste të reja me COVID-19, dhe janë shëruar edhe 4 pacientë, ka njoftuar në një konferencë për media epidemiologu Aleksandar Antonijeviq, raporton KosSev.info.

Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike në Kragujevac, ndërsa personi tjetër si pasojë e një infarkti ishte duke u trajtuar në një qendër në Mitrovicën e Veriut, dhe në orët e mbrëmjes kur është testuar kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Dy rastet e reja me COVID-19 janë nga njëra nga Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe njëra nga Leposaviqi. Deri më sot janë 96 persona të prekur me COVID-19 në këto komuna, ndërsa janë shëruar 47 persona, dhe janë shënuar 8 viktima.

Mbeten në trajtim mjekësor 41 pacientë apo raste aktive me COVID-19, nga të cilët 26 pacientë me simptoma të lehta po trajtohen në Qendrën Studentore në Mitrovicën e Veriut.

Në mëngjes janë dërguar 40 mostra për testim, rezultatet priten të vijnë vonë në mbrëmje, ndërsa planifikohet të dërgohen edhe 40 mostra tjera për testim gjatë ditës.

Që nga data 13 mars kur në Kosovë janë shfaqur rastet e para me COVID-19, deri më sot janë konfirmuar 780 raste.

Nga këto raste janë shëruar tërësisht 201 pacientë, ndërsa janë shënuar 22 viktima.

Kështu Kosova aktualisht i ka 557 raste aktive me COVID-19 të cilët janë në proces të trajtimit mjekësor.

Nga 38 komunat e Kosovës, vetëm 9 komuna ende nuk kanë raste pozitive me COVID-19. Komunat e paprekura nga virusi janë, Mitrovica e Jugut, Mamusha, Juniku, Shtërpca, Graçanica, Kllokoti, Ranilluku dhe Novobërda.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme