Edhe 14 infermierë nga Serbia marrin leje për të hyrë në Veri të Kosovës, Qeveria s’i vendos në Karantinë

10 mjekë dhe katër infermierë serbë kanë kërkuar leje që të vijnë në Kosovë për të monitoruar situtën me koronavirus në veri të vendit.

Kjo për lajmi.net është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Ai ka thënë se ministria ua ka përcjellë atyre kushtet me të cilat këta mjekë dhe infermierë lejohen që të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Kërkesa MSh-së i është bërë për 10 mjekë dhe 4 infermierë dhe MSh ua ka përcjellë autoriteteve përkatëse kushtet në të cilat mund të lejohen këta mjekë e infermierë të hyjnë në Kosovë”, ka thënë Hoti.

Tutje, në përgjigje sqarohet se ata do të qëndrojnë përkohësisht në kosovë, si dhe do të lejohen vetëm profesionistë shëndetësor që mund të bëjnë monitorimin e situatës me COVID-19, në zona të caktuara, por jo edhe të punojnë.

“Sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës, të hyjnë dhe të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë lejohen vetëm ata profesionistë shëndetësor nga Serbia, të cilët mund të bëjnë vetëm monitorim të situatës me COVID-19 në zona të caktuara, por jo edhe të punojnë. Ata i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe monitorimit nga institucionet kompetente të Kosovës para se të hyjnë në Kosovë. Nëse të njëjtit pajtohen me këto kritere, mund të lejohet qëndrimi i përkohshëm i tyre në Kosovë, në të kundërtën jo”, thuhet në fund të përgjigjes.

Kujtojmë se pikërisht çështja e mjekëve serbë që kanë hyrë në Kosovë është tematizuar përsëri sot, pasi që të njëjtit nuk i janë nënshtruar hyrjes në karantinë, ashtu siç po kërkohet të bëhet me deputetin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme