Banka Botërore: Në rajon më pak pasoja ekonomike do të ketë Maqedonia, më shumë Kosova

Parashikimet e Bankës Botërore për pasojat ekonomike nga pandemia janë mjaft negative për Ballkanin Perëndimor. Sipas këtyre parashikimeve, rënia ekonomike në këtë rajon mund të shkojë deri në 11.3 për qind, varësisht se sa do të zgjasë pandemia.

Parashikimet më pesimiste në rajonin tonë janë për Kosovën dhe Malin e Zi, kurse më optimiste për Maqedoninë, transmeton Gazeta Lajm.

Në rast se kriza përfundon së shpejti, Kosova do të shënojë rënie prej 4.5 për qind, kurse nëse zgjat madje 11.3 për qind nga BPV. Parashikimet për Malin e Zi janë nga 5.6 deri 8.9 për qind, kurse për Shqipërinë prej 5 deri 6.9 për qind.

Ndërkaq për Maqedoninë parashikimet janë nga 1.4 deri 3.2 për qind.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme