Nënshkruhet marrëveshja LDK-AAK, cilat ministri merr Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Këtë e konfirmoi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka bërë të ditur edhe emrat që i kanë për ministrat, 4 ministri dhe 1 zëvendëskryeministër.

AAK merr Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik.

“Besnik Tahiri do të jetë zv.kryeministër i parë, Ministrinë e Jashtme do ta udhëheqë Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, Blerim Kuçi do të jetë ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Ramë Lika, ministër i Arsimit”, ka njoftuar Haradinaj pas takimit që ka pasur në Kuvend me Isa Mustafën, liderin e LDK-së./Syri.net Kosova

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme