Këto janë masat lehtësuese që hyjnë në fuqi nga data 4 maj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media ku ka treguar për masat që do të hyjnë në fuqi pas 4 majit.

Ai ka bërë të ditur se lehtësimi i masave do të bëhet në tri faza.

“Heqja e kufizimeve do të bëhet në tri faza. Faza e parë nga 4 maj  deri në 18 maj. Do të zgjerohet  orari i lëvizjes nga 1.5 në tri orë, njëra paradite njëra pasdite. Gjithashtu hapim këto pjesë të  ekonomisë: Ndërtimtaria, patundshmëria, tregtia me pakicë, zyret konsulencës,  ndërkaq lista e plotë e veprimtarive do të publikohet”, ka thënë ai.

Vitia ka thënë se faza e dytë do të fillojë më 18 maj, teksa lehtësimet do të bëhen në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së.

“Faza e dytë, 18 maj deri 1 qershor: Lehtësohen masat varësisht nga rekomandimet e IKSHP-së dhe OBSH-së. Kalimi nga faza e parë në të dytën varet nga të gjithë ne. Nëse nuk kemi rritje të rasteve, natyrisht do të ecim përpara. Nëse infektimet rriten me shpejtësi atëherë do të kthehemi prapa”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme