Vjen goditja nga Shqipëria: Elvis Hoxha i VV-së e quan Thaçin gjithë-dreq

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha, nuk ka kursyer as në statusin e radhës gjuhën e urrejtjes përmes së cilës ka sulmuar tashmë presidentin e vendit, z.Thaçi. 

Sipas Hoxhës nga Shqipëria, veprimi i Thaçit për të dekretuar Avdullah Hotin që të formojë qeverinë po bëhet që të përmbyllë marrëveshjen me Vuçiqin, të vendosë më pak të votuarit në pushtet, të shkatërrojë LDK-në e kështu me radhë.

Në fakt, formimi i Qeverisë i takon partive të koalicionit eventual qeverisës që prihet nga LDK-ja. Megjithatë, VV konsideron tash e sa kohë se kjo parti, ashtu si të tjerat, janë vënë në shërbim të presidentit Thaçi. Natyrisht, nuk ka asnjë provë për këto pretendime, përcjell Periskopi.

Hoxha nga Shqipëria e ka quajtur Thaçin si “president Pandemoniak” që në popullorçe përkthehet “president gjithëdreq”.

Statusi i plotë: 

Thaçi njoftoi se po i ngutet në kohë pandemie të bëjë qeveri jashtë kompetencave, të shkelë Kushtetutën duke përdorur nenin që nuk duhet, të vendosë më pak të votuarit në pushtet, t’i heq popullit të drejtën me thelbësore të zgjedhjeve, të përmbyllë marrëveshje me Vuçiçin sa më shpejt, ta shkatërrojë LDK-në nëpërmjet Isës. Të gjitha në kohë pandemie. Ky është president PANdemoniak.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme