Tregu i veturave klasike nuk ka shfaqur shenja të ngadalësimit, përkundrazi është rritur.
Super të pasurit janë bërë edhe më të pasur, e blerja e veturave klasike duket të jetë një vend i sigurt për të investuar shuma të mëdha parash, transmeton KOHA.
Kjo do të thotë se kërkesa për veturën më të rrallë në botë e cila mund të blihet me para është rritur, ashtu siç shihet në listën e mëposhtme të 10 veturave që janë shitur më së shtrenjti ndonjëherë.
Kjo listë dominohet nga Ferrarit, duke zënë disa vende në top 10-shen e veturave më të shtrenjta.
Vetura ‘më e lirë’ në këtë top-10she ka kushtuar mbi 21 milionë euro e ajo më e shtrenjta mbi 48 milionë euro.
10 veturat që janë shitur më së shtrenjti në ankande:
10. Jaguar D-Type i vitit 1955 – $21,780,000
9. Duesenberg SSJ – $22,000,000
8. 1956 Aston Martin DBR1 – $22,550,000
7. 1964 Ferrari 275 GTB/C Speciale by Scaglietti $26,400,000
6. 1967 Ferrari 275 GTB/4*S NART Spider $27,500,000
5. 1956 Ferrari 290 MM $28,050,000
4. 1954 Mercedes-Benz W196 $29,600,000
3. 1957 Ferrari 335 Sport Scaglietti $35,700,000
2. 1962 Ferrari 250 GTO $38,115,000
1. 1962 Ferrari 250 GTO $48,405,000