Pacolli ateron pas pak minutash në Prishtinë

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, do të aterojë pas pak minutash në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ministria e Infrastrukturës ka konfirmuar për Gazetën Express se Pacolli pritet të arrijë në orën 17:30 në Prishtinë.

Ai ka fluturuar nga Aeroporti i Tiranës.

Kthimi i Pacollit në Kosovë është kthyer në një dramë politike, pasi Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar atë se nëse hyn në Kosovë, do t’i nënshtrohet masave të karantimit, sipas vendimit, me anë të së cilit kosovarët që vijnë nga jashtë, izolohen në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Pacolli, që deri tash ka qëndruar në Zvicër, e ka fajësuar Qeverinë Kurti që po dëshiron ta pengojë në ushtrimin e detyrës së tij si deputet.

Ai të marten ka ateruar në Tiranë, ku ka qëndruar një ditë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme