Mediumet serbe me eufori e festojnë rënien e qeverisë së Albin Kurtit dhe formimin e paralajmëruar të qeverisë së Abdulla Hotit.
“Shqiptarët u gjunjëzuan, qeveria e Kosovës sërish në duart e serbëve”, shkruajnë mediat serbe, duke rikujtuar se Lista Serbe tani ka pozita më të fuqishme si dhe një zevendes kryeministër.
“Prishtina tani nuk do të pyetet shumë e shumë”, shkruan gazeta serbe Alo.
Analisti Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se për dallim prej qeverisë paraprake, qeveria e Hotit do të varet nga votat e Listëd Serbe. Çdo herë kur të dëshirojê Lista Serbe qeveria do të bjerë, ka thënë Spahiu.