Gjuriq, për rrethana objektive, anulon vizitën në Kosovë

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën ka njoftuar se i ashtuquajturi drejtor i kësaj Zyre Marko Gjuriq nuk do të qëndrojë sot në Kosovë, transmeton Koha.net.

Siç është thënë në kumtesën që e citojnë medie serbe, vizita është anuluar dhe janë shtyrë të gjitha aktivitetet e parapara.

Nuk ka informacione nëse Gjuriq kishte kërkuar leje për këtë vizitë dhe nëse Prishtina zyrtare ka ndaluar qëndrimin e tij në Kosovë.

Vizita, siç thuhet, është shtyrë për shkak të “rrethanave objektive”.
Gjuriq, në vizitën e dështuar, kishte paraparë të merrte pjesë në disa aktivitete të Serbisë në veri.

Nuk dihet nëse këto aktivitete do të zhvillohet edhe pa praninë e tij.

koha.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme