Ford mund ta rikthejë një makinë që e ka larguar nga prodhimi para 15 vitesh

Sipas aplikimit për një patentë të re, mësohet se Ford mund ta rikthejë modelin Excursion.

Makinat e mëdha për shumë përdorime, janë duke u popullarizuar gjithnjë e më shumë dhe sikur prodhuesit tjerë edhe Ford, është duke punuar në prodhimin e tyre, transmeton Telegrafi.

Bazuar në një aplikim për patentë, mësohet se Ford është duke punuar në një model të ri të quajtur Excurison, njëjtë sikurse një model, që para 15 vitesh e kishte larguar nga prodhimi.

Në këtë aplikacion, është thënë se makina është motorike, pickup për të gjitha terrenet dhe ka mundësi për shumë funksione, njëjtë sikur Excursion e larguar nga prodhimi më 2005.

Por, për makinën e re, është thënë se do të mbushet me rrymë, gjë që tregon edhe një herë, për përkushtimin e Ford në largimin e veturave me djegie të brendshme.

Kjo makinë, ishte zëvendësuar me Expedition, që në atë kohë konsiderohej si shumë më e përshtatshme dhe e mirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme