Drenasi ka vendosë me ndryshu dhe ky ndryshim e ka emrin fitore për Drenicën dhe ndryshimi për Kosovën që do të vij shpejtë, këtë e tha përmes një statusi në llogarin e tij, tha depueti i AAK-së Daut Haradinaj
Sipas tij Isa Xhemajlaj dhe Drenasi janë ndryshimi i shumëpritur, Zeqir Kiqina dhe shumë miq kanë të drejtë ta ndjejnë fitore këtë ditë të veçantë”.
Ja statusi i tij i plotë:
Drenasi ka vendosë me ndryshu dhe ky ndryshim e ka emrin fitore për Drenicën dhe ndryshimi për Kosovën që do të vij shpejt. Në emër të Drenicës dhe popullit të Kosovës nuk mund te udhëheqin ata që kanë qenë dhe janë njerëz që ndër vite ishin pro jugosllav. Ndryshimet historike kanë nisur në Drenicë dhe ky ndryshim do jetë për popullin tonë, Isa Xhemajlaj dhe Drenasi janë ndryshimi i shumëpritur, Zeqir Kiqina dhe shumë miq kanë të drejtë ta ndjejnë fitore këtë ditë të veçantë.