Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Ngucat të Malishevës, pasditën e djeshme rreth orës 17:08, shkruan Gazeta Sinjali.
Pronari i shtëpisë i cili ka njoftuar se shtëpia ka qenë e pa banuar, ka thënë se nuk e di se si është djegur shtëpia e tij.
Policia bën të ditur se zjarri është lokalizuar dhe shuar nga njësitë përkatëse dhe zjarrëfikësit.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz./Gazeta Sinjali/