Shfaqja e pandemisë Covid-19 në Republikën e Kosovës dhe masat e ndërmarra nga Qeveria në fillim të muajit mars, për parandalimin e përhapjes së virusit, kanë ndikuar edhe në uljen e numrit të aksidenteve rrugore.
Sipas informatave të Policisë së Kosovës, të siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, në muajt mars dhe prill 2020, kanë ndodhur 776 aksidente më pak se në muajt mars dhe prill të vitit të kaluar, pasi në këta dy muaj të vitit 2019 kishin ndodhur 2,020 aksidente ndërsa në mars dhe prill të vitit 2020, 1,244 aksidente.
Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve ka rezultuar edhe në uljen e numrit të aksidenteve fatale, pasi në mars dhe prill 2019 si pasojë e këtyre aksidenteve kishin vdekur 15 persona, ndërsa në këta dy muaj të vitit 2020 kanë vdekur 10 persona.
Në muajt mars dhe prill 2020, sipas statistikave rezulton se është ulur edhe numri i personave të lënduar, në 563 persona më pak së në dy muajt e vitit 2019, për shkak se në mars-prill 2019 ishin lënduar 14112 persona, ndërsa në mars dhe prill 2020 849 persona.
Po ashtu, në mars dhe prill të këtij viti ka pasur më pak aksidente me dëme materiale, pasi rezulton se kanë ndodhur 477 aksidente më dëme materiale më pas se në mars dhe prill të viti 2019.
Po ashtu, në kohën e pandemisë rezulton se është ulur edhe numri i tiketave të shqiptuara, në 45,943 tiketa më pak së në mars dhe prill të vitit të kaluar.