Sot rreth orës 07:30 ka ndodhur një vrasje në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
A.S nuk ka mundur të iu bëjë ballë plagëve.
Se si ka ndodhur ngjarja për Klan Kosova, ka folur Naim Seferi, i cili është vëllau i viktimës.
Seferi tha se ngjarja ndodhi për shkak të transportit.
“Ngjarja nuk ka ndodhur për ndonjë arsye. Ne nuk kemi pasur konflikte të ma hershme. Për një kombi është bërë fjalë. Ai e ka vrarë pas shpinës. Nuk ka pasur konflikte më herët. Vëllau e ka marrë në punë se aty ku ai ka punuar ka qenë paga më e ultë. Por si thonë buka e jote të vret”.
” Ne kemi qenë 20 persona. Shefi i ka thanë shko merri deri në Gllanicë. Ai nuk ka ardh edhe aty ka ardhë konflikti. Edhe e ka vrarë pas shpinës. Tash hetuesia e ka në dorë. Ai i ka lënë tetë fëmijë dhe bashkëshorten. Familja e tij jetojnë me ndihmë sociale”, ka thënë ai.